Berisha: Dora e zezë e Delinës me West Institute me të gjithë militantët e PS, do përzgjedhë kundrejt rryshfetit, se kush do falet dhe kush nuk do falet

0
129

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot ne bashkebisedimin me gazetaret se Edi Rama dhe Sadushi i tij kanë zgjedhur drejtësinë Sui Generis për qytetarët shqiptarë dhe kjo është një histori e rëndë turpi.

“Edi Rama përvetëson pronat e shqiptarëve përmes gjykatave si edhe ushtarëve të tij në administratë.

Mungesa e transparencës, shkelja e ligjit janë parimet bazë të punës të qeverisë së tij që pa dyshim do të filtrojë rekurset sipas porosive që Agaçi do shpërndajë sipas urdhrave të Ramës që tashmë me vendimin e tij, vendos publikisht dhe haptas kontrollin mbi sistemin gjyqësor.

Në mungesë të plotë transparence pa asnjë analizë të detajuar të rasteve por edhe dëmit të madh kolosal që mund t’i shkaktohet shtetit për rrjedhojë, taksapaguesve shqiptarë, në shkelje të plotë të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave vendos që për të gjitha institucionet në varësi të KM, të hiqet dorë nga rekurset në Gjykatën e Lartë për çështje me natyrë administrative, apo civile.

Mafia e tmerrshme e tokave, e drogës dhe e pronave, amnistohet. Nuk shkon më në Gjykatë të Lartë, mjafton të çojë qesen në Apel se sipër ja ka zgjidhur Rama në Gjykatën e Lartë.

Ky vendim sipas Ramës është bërë me qëllim lehtësim në stokun e çështjeve të Gjykatës së Lartë dhe përllogaritet se numri i rekurseve nga të cilat do të tërhiqen institucionet shtetërore, të jenë 3 mijë e 800.

Vlera e kësaj tërheqje është miliarda euro dëm për pasurinë publike dhe qytetarët shqiptarë.

Në emër të Reformës në Drejtësi qeveria po koordinohet me SadoGjykatën e Lartë për të krijuar favore për individë apo persona juridikë të caktuar.

Ju garantoj se prapa këtij vendimi qëndrojnë lobet, klanet mafioze të tokave të territoreve të kontrabandës e me rradhë.

Vlerësimi për rreth 3 mijë e 800 dosje do bëhet nga ushtarët e partisë.

E sigurt dora e zezë e Delinës me West Institute, që të gjithë militantë të PS, së Klubit juridik  “Qemal Stafa”, do përzgjedhë përsosmërish kundrejt barrës së rëndë, rryshfetit, se kush do falet dhe kush nuk do falet. ”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here