Vasili takon grevistët në Zharrë: Zgjidhje urgjente për banesat e dëmtuara nga tërmeti

0
138

Zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, u takua të premten me grevistët e urisë në njësinë administrative Zharrë të qarkut Fier, të cilëve u janë dëmtuar banesat, si pasojë e tërmeteve që kanë goditur këtë zonë.

“Situata këtu është tepër e rëndë. Kërkohet zgjidhje urgjente për këtë çështje. Duhet të ngrihet komisioni në nivel ministror dhe të shpallet gjendja e emergjencës, ndërsa riparimi dhe zhdëmtimi i banesave të dëmtuara duhet bërë sa më parë”, theksoi Vasili.
Në përfundim, Vasili kërkoi që të përcaktohen shkaqet e dëmtimit të banesave dhe tërmeteve në këtë zonë.
“Duhet përcaktuar përfundimisht shkaku i tërmeteve në zonë. Të fillojë një hetim për zbatimin korrekt të kontratës”, përfundoi ai deklaratën për mediat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here