Finalja e Conference League, mbërrijnë 35 ultras në portin e Durrësit, priten rreth 500 tifozë

0
106

Mbërrijnë 35 ultras në portin e Durrësit për finalen e Conference League. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se nga 527 pasagjerë që erdhën sot nga porti i Barit me 2 tragete, 35 prej tyre kanë qenë tifozë të skuadrës së Romës, e cila do të ndeshet me Feyenoordin e Holandës.

Tifozët janë pritur të organizuar dhe shoqëruar me autobusët e porositur nga agjencitë, por nuk kanë pranuar të prononcohen për mediat.

Drejtori i policisë, Neritan Nallbati deklaroi se në Durrës priten rreth 500 tifozë italianë sot dhe nesër. Ndërkohë që 70 tifozë do të akomodohen në hotelet në Durrës, pjesa tjetër do eskortohen për në Tiranë. Autoriteti Portual Durrës ka shpërndarë për tifozët katalogë komunikimi në 4 gjuhë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here