Reforma në Drejtësi/PD me propozim të ri, priten negociata të reja

0
181

Rruga për miratimin e Reformës në Drejtësi duket se nuk do të hasë më pengesa. Partia Demokratike do të dalë me një propozim të ri për nenin 88, bëjnë të ditur burime për BalkanWeb. “Propozim të ri të PD duke u bazuar tek rekomandimi mbi pikën 88 të Komisionit të Venecias. Basha do e diskutojë me aleatët me pas me grupin e PD”, thanë burimet. Mesohet se, PD ka hequr dorë nga vendet e rezervruara. Ndërkohë zhvillime ka dhe nga krahu i majtë. Burime për BalkanWeb nuk e përjashtojnë mundësinë, se Fatmir Xhafaj ka kërkuar të zhvillojë negociata me kolegun e djathtë Oerd Bylykbashi, për arritjen e një konsensusi për pikën 88. Pika 88 e rekomandimeve të Komisionit të Venecias për Reformën në Drejtësi është bërë dhe vija ndarëse mes opozitës dhe qeverisë për draftin që do të kalojë për votim më 21 Korrik. Reforma kërkon 94 vota, ndërsa deputetët e PD prej kohësh janë pozicionuar me votën kundër, në rast se nuk rishikohet pika 88. Aktualisht “Pika 88” e vlerësimeve të Komisionit të Venecias parashikon”: “Në se partitë politike të përfshira në proces nuk bien dakord për shumicën e cilësuar që duhet për zgjedhjen e anëtarëve, që do të vijnë nga jashtë sistemit të drejtësisë, të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGJ), Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Kolegjit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), ata mund të zgjedhin një sistem proporcional zgjedhjeje, i cili i garanton opozitës përfaqësimin në këto organe kolektive ose çdo lloj modeli tjetër të përshtatshëm, i cili do t’i siguronte opozitës një ndikim të caktuar në procesin e zgjedhjes së tyre.” Formula e re propozuar nga PD parashikon PD kërkon Komision ad hock me 12 anëtarë; 6 opozitë e 6 maxhorancë. Secili deputet në mënyrë elektronike zgjedh nga 1 gjyqtar të përzgjedhur më parë nga komisionet përkatëse. Në mënyrë elektronike zgjedh një gjyqtar të përzgjedhur më parë nga komisionet përkatëse. Dhe lista me 12 anëtarë hidhet si listë e tërë në parlament për votim. Kandidatët kalojnë në parlament me 2-3. PD heq dorë nga vendet e rezervruara. Kandidatët për partitë nuk propozohen nga partitë. Propozimi i PD për nenin 88 të Reformës në Drejtësi bëhet publik të premten Konsensusi ne prag te vizites se Nuland Sakaq, Shtetet e Bashkuara te Amerikës kanë investuar shumë për realizimin e reformës ne drejtësi. Edhe vizita e zëvendës ndihmës sekretares amerikane, Viktorja Nuland, duket se ka per qellim finalizimin e saj. Zyrtarja e larte, do te mbërrije ne Tiranë me 10 korrik, pak dite para votimit te draftit ne Parlament. Zëvendës ndihmës sekretarja, do te ndalet fillimisht ne Shkup, per te përcjelle mesazhin e saj lidhur me krizën politike, qe ka përfshirë Maqedoninë, por ajo ka përfshirë ne axhenden e saj edhe Shqipërinë. Nuland do t’i drejtohet me nje mesazh klasës politike, per rëndësinë e reformimit te sistemit te drejtësisë.BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here