Hungari/ Emigrantët që nuk tremben nga asnjë pengesë, kalojnë mbi telat me gjemba

0
160

As gardhi me tela me gjemba, as shtimi i forcave të rendit në kufi dhe as ashpërsimi i masave në tërësi nga ana e autoriteteve hungareze nuk kanë trembur emigrantët të cilët duan të arrijnë me çdo kusht në veri dhe perëndim të Europës.

Sipas policisë hungareze, klandestinët kanë arritur të kalojnë edhe barrierat e përforcuara kufitare, duke shkelur gardhin me tela me gjemba në kufirin me Serbinë.

Vetëm në muajin janar janë kapur 550 persona duke kaluar gardhin, krahasuar me 270 në muajin dhjetor.

Ndërkohë në 20 ditët e para të shkurtit janë kapur më shumë se 1200 në tentativë për të kaluar kufirin.

Hungaria përfundoi në shtator të 2015 ndërtimin e barrierës kufitare në 175 kilometër vijë kufitare me Serbinë, gjë e cila shkaktoi polemika të ashpra mes krerëve të vendeve europiane.

Por policia thotë se klandestinët i presin telat me gjemba ose kalojnë mbi pengesën dhe shumica prej tyre janë nga  Pakistani, Irani dhe Maroku, të konsideruara vende të sigurta.

Ky fenomen relativisht i ri vjen pas rregullave të reja të Bashkimit Europian, sipas të cilave asnjë person nuk ka të drejtë të hyjë në vendet europiane nëse nuk vjen nga vendet në konflikte të armatosura si Siria, Afganistani dhe Iraku.

Më shumë se një milion njerëz mbërritën në BE në vitin 2015, duke krijuar krizën më të rëndë në Evropë të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here