Kandidon për kryeministre të Libanit, kush është shkrimtarja me origjinë shqiptare?!

0
119

Shkrimtarja shqiptare Ghada Arnaut (Xhada Arnauti) do të kandidojë për postin e kreryministrit të Libanit.

Në një prononcim për gazetën ‘INA’, Ghada ka pohuar propozimin që i është bërë për të kandiduar për postin e kryeministrit.

‘Po është e vërtetë. Në vazhdim do t’ju konfirmoj të ardhmen time, nëse do të jem kryeministre e Libanit’, u shpreh ajo.

Ghada Arnaut është një zë i fuqishëm dhe kritik në mbrojtje të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe gjithmonë kia shprehur pikëpamjen e saj kundër qeverive të trashëguara diktatoriale.

Njëkohësisht, shkrimtarja e njohur në Lindjen e Mesme gjithmonë e ka pranuar origjinën e saj shqiptare, dhe ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka harruar kush është dhe nga vjen.

Zgjedhjet në Liban do të mbahen pas tërheqjes së Sadi Haririt, i cili ka qenë në shënjestër të kritikave dhe sulmeve nga protestat që nuk po ndalen prej disa javësh në të gjithë Libanin.

Arnauti ka një biografi të pasur duke qenë emër i njohur në Liban dhe në pjesën tjetër të Lindjes së Mesme.

Gjatë viteve të fundit Xhada Arnauti ka qenë larguar në ekzil në Kanada.

Arnauti është një shkrimtare e njohur në Liban, drejtuese e mediave liberale dhe shkenctare në Universitetin e Albertas në Kanada.

Mbiemri i saj Arnauti, që në osmanisht dhe në arabisht do të thotë shqiptare, tregon edhe më shumë për origjinën e saj.

Libani ka patur disa figura të njohura me origjinë shqiptare, si guvernatori i Libanit gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, rilindasi Pashko Vasa, teologu i njohur fetar Abdylkader Arnauti apo studiuesi i teologjise islame, Shejh Albani

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here