Një shqiptar do të drejtojë Australinë/ Mediat: Ja arsyeja interesante

0
112

Anthony Albanese ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Australi.

Por lajmi ka shkaktuar emocione edhe në Shqipëri. Pikërisht ky entuziazëm në Shqipëri ka gjetur vend edhe te mediat australiane.

Portali i madh australian, News.com.au, shkruan se ka një arsye interesante se përse Anthony Albanese ka ‘pushtuar’ mediat e vendit të vogël evropian.

“Shqipëria duket se është emocionuar që zoti Albanese do të udhëheqë Australinë- për shkak të emrit të tij. Albanese është një mbiemër italian, që do të thotë shqiptar. Sipas ancestry.com, ky është një mbiemër që i vihej dikujt nga Shqipëria ose nga një prej vendbanimeve shqiptare në Abruzzo, Pulia, Kampania dhe Siçili”.

Më tej në shkrim thuhet se Albanese është me origjinë nga Barletta në Pulia, ku jeton një komunitet prej të paktën 100 mijë arbëreshësh.

Portali thekson se zoti Albanese nuk e takoi babanë e tij deri në vitin 2009.

Ai u rrit duke menduar se nëna e tij ishte takuar me babanë jashtë shtetit dhe ata u martuan, por babai i tij më pas vdiq në një aksident me makinë para se të ktheheshin në Australi.

Vetëm kur ishte adoleshent, nëna e tij Maryanne Albanese i tha të vërtetën.

“Ishim ulur për darkë një natë dhe ajo- ishte shumë traumatike për të, besoj- që të më tregonte se nuk ishte ashtu, se në fakt babai im mund të ishte gjallë, se ajo e kishte takuar jashtë shtetit dhe se kishte mbetur shtatzënë me mua, dhe se ai i kishte thënë se në thelb ishte i fejuar me dikë tjetër nga qyteti i Italisë prej nga ishte,” tha ai.

“Mendoj se i gjithë faji i të pasurit të një fëmije jashtë martese në vitin 1963 si një grua e re katolike ishte një problem i madh. Për pasojë, ajo adoptoi mbiemrin e babait tim, ruajti fejesën dhe mbajti edhe një unazë- dhe e gjithë familja e besoi historinë e saj”.

Pas vdekjes së nënës në vitin 2002, zoti Albanese nisi të kërkonte për babanë e tij.

Ai e gjeti babanë Carlo në vitin 2009 dhe krijuan një marrëdhënie më të. Ai bëri disa udhëtime të rregullta në Itali. Carlo vdiq nga kanceri në vitin 2014.

Albanese u zgjodh të dielën si lideri i 31-të i Australisë. Ai është i pari kryeministër australian jo-anglo-kelt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here