Zero taksa nga të pasurit, të ardhurat nga dividenti bien në rekorde historike

0
238

Të pasurit kanë nuk kanë paguar asnjë taksë nga fitimet që gjenerojnë në kompanitë e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, kontributi në buxhet nga tatimi i dividentit për periudhën janar-prill të këtij viti është zero.

Gjatë vitit të shkuar, të pasurit paguan në total 123 mijë euro tatim në arkën e shtetit, ndërsa në vitin 2020 kanë derdhur 2.2 milionë euro nga kjo taksë.

Disbalancë mes pagesës së të ardhurave ka edhe mes derdhjes së tatimit mbi të ardhurat personale dhe atij të fitimit.

Foto: Euronews Albania

Të ardhurat personale paguhen nga të punësuarit, ndërsa fitimi nga bizneset.

Taksat në buxhet nga të ardhurat personale rezultojnë 325 milion euro në vitin 2021, ndërsa bizneset kanë paguar 294 milion euro.

Korporatat e mëdha e shpërndajnë fitimin për aksionerët në formën e dividentit, i cili tatohet në masën 8% kundrejt taksës progresive 0, 13 dhe 23% që është mbi pagat.

Vitin e shkuar rezulton që kompanitë të kenë shpërndarë në total 1.5 milion euro fitim.

Këto janë shifrat më të ulëta historike. 7 vjet më parë të ardhurat në buxhet nga tatimi i dividenit ishte mesatarisht 10 milion euro në vit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here