Krujë/ Parandalohet krimi në familje, burri kërcënon me armë në kokë gruan para syve të fëmijëve

0
129
Policia e Krujës ka parandaluar një krim në familje. Në pranga ka përfunduar Ibrahim Lika 53 vjeç, banues në fshatin Shkretë. Pasi e ka dhunuar barbarisht bashkëshorten, 47-vjeçaren A.Lika, ai i ka vënë pistoletën në kokë. Gjithçka ka ndodhur në sy të fëmijëve të çiftit. Pas dhunës e kërcënimit, 53-vjeçari është larguar, për tu arrestuar më pas nga policia.

Gjatë arrestimit Likës iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, tipi “TT” si dhe një krehër me 6 fishekë model 54, të kalibrit 7.62 mm. 53-vjeçari ka qenë i dënuar më parë dhe ka kryer 4 vite burg për veprën tentativë vrasjeje e kryer në bashkëpunim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here