Xhixha paralajmëron të bëhet i penduar: Dumani kishte prokurorë në SPAK që e mbështesnin

0
137

Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pasur tension mes të arrestuarve, ndaj Nuredin Dumanit.

BalkanWeb mëson se ka pasur reagim të fortë nga një prej të arrestuarve, Besjan Xhixha, 31 vjeç.

Ai ka thene se Dumani nuk po thotë të vërtetën, ndërsa ka paralajmëruar se mund të bëhet i penduar dhe të rrëfejë lidhjet e grupeve kriminale me politikën.

Gazetarja Kolidana Lala tha për BalkanWeb se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.

 

 

“Di çdo gjë për Nuredinin edhe për të rregulluar dhëmbët e kam shoqëruar. Ju them vendet shkoni dhe i verifikoni. Kishte prokuror në SPAK që e mbështesnin”, ka thënë më tej ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here