Skandal në gjyqet shqiptare, djali i kërkon të atit të “çohet” nga varri të dëshmojë

0
178

Historitë e çuditshme në vendin tonë nuk kanë të sosur.

E tillë është edhe ajo që Fatmir Gashi ka vendosur ta bëjë publike përmes emisionit investigativ “STOP”.

Babai i tij, Muharrem Gashi, ka ndërruar jetë që në 2009, por ai thotë se ende sot e kësaj dite emri i tij vijon të lakohet në Gjykatën e Krujës.

Për mikrofonin e “STOP” , Fatmiri tregon se gjyqtarja Marçela Shehu e thërret që nga viti 2014 në gjyq për një çështje pronësie, ndonëse kjo e fundit është vënë në dijeni të faktit se babai i tij nuk jeton më që prej vitit 2009. 

Çfarë problemi keni , pse jeni drejtuar tek emisioni “STOP”?

Fatmir Gashi: “ I jam drejtuar emisionit “STOP” , për të vetmen arsye se këtu në gjykatë nuk gjejmë rrugëzgjidhje. Im atë ka vdekur që 7 vjet, po bën 8, ka vdekur në 21 Dhjetor 2009 dhe që në 2014 thirret në seancë gjyqësore, i padituri Muharrem Gashi, ai ka vdekur.”

Po për çfarë thirret këtu?

Fatmir Gashi: “ Thirret sepse thonë për një saktësim kufijsh. Saktësimin e kufijve mund t’ia bëjnë veç tek varrezat.”

Domethënë ato thonë që të çohet Muharremi nga varri?

Fatmir Gashi: “Po të çohet Muharremi nga varri që të vijë në gjykatë që t’i caktojmë kufijtë mes njëri-tjetrit me palën paditëse.”

Po ju ke thënë këtyre që Muharremi ka vdekur?

Fatmir Gashi: “Ua kam thënë edhe këtyre po vazhdon akoma e thirrin emrin e tij, Muharrem Gashi, akoma akoma, dhe në seancën tjetër i kam thënë zotit gjyqtar mos ma thirrni më këtë emër sepse  ai është i vdekur. I ndjeri nuk e lënë as në varr të pushojë rehat.”

Po kush është gjyqtarja që e gjykon këtë çështje?

Fatmir Gashi: “Gjyqtarja na vjen nga Laçi është Marçela Shehu.”

Pse se keni çuar tek varrezat t’ia tregosh varrin e Muharremit?

Fatmir Gashi: “Ja kam lënë edhe fotografitë në mos gaboj sipër tavolinës, fotografitë me varrin e të ndjerit.”

Stafi i emisionit udhëtoi drejt varrezave, aty ku prehej edhe trupi i Muharrem Gashit.

Fatmir Gashi: “I ndjeri im atë vijon ta thirrin akoma në Gjykatën e Krujës si i padituri për çështje pronësie dhe çështje kufiri. Për me i saktësu kufijt vetëm këtu tek varret ka ngelur për me i saktësu.”

“Or babë, pse nuk erdhe sot në Krujë o burrë, na le duke prit një turrë rob atje, me gjyqtarë e me krejt, duke të prit o burrë i fortë. Veç duke flejt gjumë ke ngel or babë. Çohu or babë çohu!”

Fatmir Gashi: “Fletëthirrja vazhdon dhe e thirrin akoma që në 2014 dhe deri sot Muharrem Gashin të paraqitet në gjykatë, por ky i shkreti nuk është paraqit asnjëherë.”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here