Show me president/ Gjiknuri flet për Fatos Nanon përsëri

0
126

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, nuk e përjashtoi emrin e Fatos Nanos si një kandidat të mundshëm për postin e presidentit të vendit.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Gjiknuri tha se nëse opozita bie dakord për ish-kryeministrin Nano, ai mund të jetë një prej kandidatëve të mundshëm për tu vendosur në krye të shtetit.

“Personalisht nuk e përjashtoj nëse mund të ishte një nga propozimet e opozitës. I vetmi përjashtim është të mos jetë pjesë e grupit të PS dhe mos të ketë back ground politik. Gjithsesi nëse opozita e pranon mbetet për t’u parë.

Ne do dalim me kandidatin tonë pasi të përfundojnë raundet e para. Kam frikë se edhe raundi i dytë do të shkojë dëm pa një kandidat.

Ne kemi një detyrë kushtetuese të bëjmë vendin me një president shumë më të mirë se ai që kemi pasur. Modeli më i keq pas Berishës ka qenë ilir Meta. Të gjithë presidentët e tjerë kanë qenë më të mirë se këta të dy. Mosiu ishte shumë gjithëpërfshirës, edhe Mejdani, edhe Nishani pavarësisht se ishte partiak u tregua shumë më u kujdesshëm në ekuilibrat politike. Ka ardhur koha të kemi një figurë të ngjashme me Moisiun pa interesa politike” tha Gjiknuri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here