U rrëzua nga pallati, humb jetën punëtori në Kavajë

0
135

Një 27-vjeçar me iniciale A.K. administrator i një firme private në Tiranë është arrestuar nga policia për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Kjo pasi ditën e djeshme në një pallat që po ndërtohej nga firma e administruar prej tij ra nga kati i pestë duke ndërruar jetë A. M., 45 vjeç, banues në Shijak.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firmë private, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ditën e djeshme, duke punuar në një pallat që po ndërtohej nga firma në administrim nga shtetasi A. K., ka rënë nga kati i pestë i objektit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, punëtori i firmës, shtetasi A. M., 45 vjeç, banues në Shijak.

Paska qenë e thjeshtë, ja teknologjia që redukton rrudhat e ftyrës dhe të qafës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here