“Po mendohet të nënshkruhet vdekja e godinës” Më 8 gusht…

0
55

Nga Kastriot Dervishi.

Në ditët kur po mendohet të nënshkruhet vdekja e godinës së Teatrit Kombëtar, po shkruaj diçka për ditën e përurimit të kësaj ndërtese. Godina e re për kino-teatër me emrin “Savoja” u përurua në Tiranë më 8.8.1939. Vetëm një gazetë e përditshme ka pasqyruar lajmin e ngjarjes në fjalë. Kjo ditë në Tiranë ka pasur dy ngjarje: përurimin e kinema-teatrit dhe aktivitetin e paspunës në hajatin e pallatit të Federatës së Krahinës Fashiste të Tiranës.

Kinema-teatri nuk ka lidhje me paspunën. Kinematografia ishte çelur nën kujdesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shtypit, Propagandës e Turizmit, “ndenë edigjen e Partisë Fashiste Shqiptare me qëllim që t’u japi spektatorëve zbavitje në kryeqytet në një seli të denjë zotnijsh dhe elegante”.

Gazeta thoshte se kinemaja e re kishte një madhësi prej 1000 vendesh në ndara në dy rende. Shkruante se kinoteatri u ndërtua “me një shpejtësi që meriton të vihet në dukje dhe me bashkëpunimin plot entuziazëm të disa italianëve të cilët kanë dhënë mundin e tyre të apasionuar”.

Kurrkund nuk gjenden fjalë që godina të jetë përdorur për stallë kuajsh apo gjëra të këtij lloji. Aq më tepër në qendrën më të rëndësishme administrative të Shqipërisë, nuk mund të kishte stalla kuajsh në mes të kryeqytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here