Tipologjia e re e kriminelëve, Karamuço: Pse atentatet nga makina janë më të përhapurit në Shqipëri

0
126

Atentatet nga makinat, është metoda më e përhapur e ekzekutimeve në vendin tonë.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në studion e ABC Live zbuloi se kjo metodë është përdorur fillimisht në Ukrainë shekullin e kaluar.

Eksperti thekson se atentatet në lëvizje me automjet kanë disa avantazhe për autorët, të cilët i ndihmojnë të lënë sa më pak gjurmë në vendngjarje.

“Na është shtuar shumë kjo metodë. Ka një histori të vjetër dhe fillon nga Ukraina. Kemi vënë re që fillesat i ka në Ukrainë në luftën civile në vitin 1917. Një personazh filloi të sajonte kuaj duke vendosur persona të armatosur që në mënyrë të lëvizshme ekzekutonin. Ka pasur disa elementë që janë shfrytëzuar nga ky model. Është përdorur në Al Capone.

Vijnë në ditët e sotme ku është vënë re një fenomen i shtuar. Të qëllosh nga një makinë do të thotë të kesh i mbrojtur. Po ashtu ke një lloj mundësie që gëzhojat që ti qëllon të mbeten në makinë.

Duke pasur xhama të zinj e ke të pamundur të identifikohesh.

E pamundur ta identifikosh, pasi makinat që përdoren janë të modifikuara. E fundit, shpejtësia që godet dhe largohesh nuk lë mundësi për kundërpërgjigje”, u shpreh ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here