Konfirmohet skandali i drejtësisë së kapur/Ja fituesit e Magjistraturës, PS mbush listat

0
1611

Konfirmohet skandali i denoncuar disa ditë më parë nga lideri historik i demokratëve, Sali Berisha.

Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, Shkolla e Magjistraturës në vend po kthehet në një fole të Partisë Socialiste. Fituesit që po pranohen në këtë shkollë janë në shumicë nga administrata publike, e njohur si një strofull e militantëve socialistë.

Ky skandal është konfirmuar tani që është publikuar edhe zyrtarisht lista e fituesve. Shumica e tyre vijnë nga administrata.

Në 5 maj, Shkolla e Magjistraturës shpalli 81 fituesit e vitit 2022-2023, të cilët do jenë magjistratët, gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm të sistemit të drejtësisë. Edhe këtë vit asnjë zhgënjim. Gjysma e prurjeve dhe “karrierave” të fituesve vijnë nga shteti dhe administrata. Dy drejtoresha të Shkollës së Magjistraturës janë ndër fitueset kryesore, fakt që mbush me pikëpyetje procesin “transparent” që u zhvillua në dy faza. Hapja e zarfeve me emrat fitues u bë në sytë publik të rrjetit social Facebook.

Korrigjuesi kryesor i provimit ishte ish-gjyqtari i Apelit Administrativ Amarildo Laçi, i larguar me “dëshirë” nga procesi i vetingut, për të nxjerrë gjyqtarët e ardhshëm që do zëvendësojnë atë vetë në sallat bosh të gjykatave.

Përveç “fëmijëve” të administratës, fëmijë të tjerë pedagogësh magjistrature, avokatësh të njohur, ish-gjyqtarësh apo ish-prokurorësh mbushën radhët e fituesve këtë vit.

1.     Laura Mehmetllari- Shkolla e Magjistraturës
2.     Pandorela Kaçori- Shkolla e Magjistraturës
3.     Alba Meta- Ministria e Drejtësisë
4.     Arta Gjoni- Ministria e Drejtësisë
5.     Bora Shaholli- Ministria e Drejësisë
6.     Ketjona Kaçupi- Ministria e Drejtësisë
7.     Klobeta Zylyfi- Ministria e Drejtësisë
8.     Malbora Dinaj- Ministria e Drejtësisë
9.     Renata Kocaqi- Ministria e Drejtësisë
10.  Majlinda Myftaraj- Ministria e Brendshme
11.  Emiljano Hajna- Ministria e Brendshme
12.  Blerina Karaj- Ministria e Brendshme
13.  Migena Kurti- Ministria e Brendshme
14.  Ismet Dervishi- Ministria e Bujqësisë
15.  Jona Biba- Ministria e Mjedisit
16.  Enkelana Shala- Ministria e Mjedisit
17.  Donald Kota- Ministria e Energjisë
18.  Elisa Çela- Ministria e Financave
19.  Denis Frroku- Bashkia Lezhë
20.  Arnaldo Biçoku- Bashkia Elbasan
21.  Eva Selami Zeneli- Prefektura Elbasan
22.  Iva Hoxha- Bashkia Krujë
23.  Jola Sado- Bashkia Tiranë
24.  Gerando Skreli- DAP
25.  Lorela Kodra- DAP
26.  Embro Ahmetaj- Avokatura e Shtetit
27.  Ferdi Grapshi- Avokatura Shtetit
28.  Aurora Vorfi- Drejtoria e Tatimeve
29.  Elarinda Xhindi- Drejtoria e Tatimeve
30.  Lixhers Mali- Drejtoria e Tatimeve
31.  Kushtrim Elezaj- Drejtoria e Doganave
32.  Bruno Hoxha- ASHK
33.  Miklevana Qema- ATP
34.  Denada Xhera- AMF
35.  Enea Sheqi- ISHMT
36.  Ilda Shebegu- DPSHTRR
37.  Klaudio Gica- AKU
38.  Masila Lulaj- Instituti i Statistikës
39.  Oltion Vathaj- Agjencia Kombëtare Diaspora
40.  Romena Ali Qamo- QKB
41.  Skerdi Sinanaj- DPPPP

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here