Studentët kërcënojnë Ministrinë e Arsimit: Presim përgjigje ose do iu kallëzojmë

0
130

Një grup studentësh u mblodhën para Ministrisë së Arsimit për të marrë përgjigjen për kërkesat që kanë parashtruar në protestën e mbajtur javën e kaluar, kundër zhvillimit të mësimit online.

Edhe pse pritën për rreth 1 orë, asnjë nga ministria nuk i dha një përgjigje studentëve, ndaj paralajmëruan kallëzim penal ndaj drejtuesve së institucionit.

Ne sot kërkojmë të marrim një përgjigje nga ana e Ministrisë, nëse do të fillojë mësimi në auditore apo jo, nëse do të përgjysmohen tarifat e masterit apo jo. Në të kundërt do të fillojmë me procedurat ligjore për qeverinë dhe institucionet përkatëse”, ka thënë njëri prej studentëve.

Numri i studentëve pjesëmarrës në tubim ishte më i ulët se javën e shkuar.

Studentët janë në mbështetje të kësaj kauze, por shumica janë në rrethe dhe ndaj nuk i bashkohen protestës tonë. Disa të tjerë me telefonata dhe mesazhe u është thënë që nuk duhet të merrni pjesë në protestë.”

Gjatë tubimit të studentëve,  efektivë të policisë së rendit qëndruan në gatishmëri.

Pas grumbullimit te Ministria, studentët zhvilluan një orë mësimi në ambientet e një lokali në shenjë proteste për mbylljen e auditorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here