Kush është pronari i ri i Çelsit? Dështoi të blinte klubin në 2019, financues i shoqatave të bamirësisë

0
264

Chelsea konfirmoi në orët e para të mëngjesit të së shtunës se është arritur një marrëveshje për shitjen e klubit te Todd Boehly, duke e parë atë të pasojë Roman Abramovich si pronar i Bluve.

Boehly, Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss janë të gjithë pjesë e blerjes dhe 2.5 miliardë paund do tw paguhen pwr blerjen e aksioneve të klubit.

Të ardhurat do të depozitohen në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar me, siç shpjegoi klubi, synimin për të dhuruar 100 për qind për qëllime bamirësie. 1.75 miliardë paund të tjera do të shpenzohen për të mirën e klubit.

Kush është Todd Boehly?

Pronari i ri i Chelseat mund të jetë një emër i ri për shumë njerëz brenda futbollit, por ai është një fytyrë e njohur për tifozët e sporteve amerikane.

Boehly është tashmë një prej pronarëve të Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Dodgers. Ai mban 27 për qind të aksioneve te Lakers dhe 20 për qind në Dodgers.

Kjo nuk është hera e parë që ai tregon interes edhe për futbollin, me raportet që sugjerojnë se ai u përpoq të blinte klubin e Londrës Perëndimore edhe në vitin 2019.

Sanksionet e marra kundër Roman Abramovich pas pushtimit rus të Ukrainës, megjithatë, i dhanë atij mundësinë që më në fund të bënte lëvizjen e tij.

Çelësat e suksesit të Todd Boehly-t

Boehly, një biznesmen i suksesshëm, ka zbuluar më parë disa nga strategjitë dhe çelësat e suksesit të tij.

“Kur unë jam duke negociuar, objektivi nuk është të marr marrëveshjen më të mirë për veten time, por për të gjitha palët,” tha Boehly në një bashkim shkolle në Maryland në të kaluarën, siç citohet nga Daily Mail.

“Shumica e njerëzve përpiqen të heqin çdo qindarkë për veten e tyre. Kjo strategji u jep atyre më shumë para në një marrëveshje specifike, por nuk ndërton besim apo marrëdhënie afatgjata.”

Pasi u diplomua me një diplomë në financë, karriera e Boehly filloi si CS First Boston në Nju Jork në 1996, një divizion i Credit Suisse. Më pas ai u transferua në JH Witney & Co dhe më pas në Guggenheim Partners në 2001.

Ai ka punuar së bashku me Mark Walter për një kohë të gjatë, me këtë të fundit gjithashtu pjesë e konsorciumit Chelsea.

Boehly është gjithashtu i njohur për filantropinë e tij, pasi ka investuar në një sërë shoqatash bamirësie.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here