“Asi” rus i lojërave të luftës humb jetën, Putin e dërgoi në një betejë të vërtetë në Ukrainë

0
115

Një i ri rus, i shpallur kampion bote në një konkurs ndërkombëtar luftarak tankesh, ka humbur jetën ndërkohë që presidenti Putin e kishte dërguar të luftonte tashmë në një betejë të vërtetë.

Bato Basanov, 25 vjeç, nga Buryatia, ishte në një ekip rekord të tankeve të batlionit që performoi vitin e kaluar në lojëra lufte përballë ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Valery Gerasimov.

Por ai raportohet të ketë humbur jetën kur tanku i tij u godit në Ukrainë. Ai është i fundit nga dhjetëra burrat nga rajoni i tij i varfër rreth 3500 milje në lindje të Moskës që u vranë në luftën e Putinit.

Ndërsa dy nëna në Buryatia të pikëlluar flisnin për mbledhjen e trupave të djemve të tyre, njëra thuhet t’i thoshte tjetrës: “Ti je me fat sepse trupi i djalit tënd mbërriti i paprekur. I imi u kthye vetëm kokë dhe dy duar”.

Në pjesëmarrjen e tij në lojërat luftarake, në mënyrë unike, ai qëlloi pa humbur asnjë objektiv të vetëm me shpejtësi deri në 50 mph në terrenin e stërvitjes Alabino në rajonin e Moskës.

Komandantët rusë Shoigu dhe Gerasimov i panë garat e rregullta të biatlonit të tankeve si ngjarje kyçe të prestigjit ushtarak, megjithatë numri i madh i vdekjeve të forcave ruse tregon se ata nuk ishin gati për luftë të vërtetë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here