Fytyra e vërtetë e Edi Ramës sot për reformën në drejtësi

0
168

Nga Erisa Xhixho

Sot kryeministri për të mbrojtur atë që është e pamundur të mbrohet, serinë e megavjedhjeve ku është i përfshirë ai dhe bashkëpunëtorët e tij, sulmoi SPAK-un, institucionin e ri të drejtësisë që deri më sot e kishte përkrahur sa për fasadë.

Por sot e vërteta doli në shesh, pasi për megaaferēn e inceneratorëve, drejtësia mund vonojë por nuk harron. Është thjesht çështje kohe që skema mafioze e grupit të strukturuar kriminal që abuzon me paratë e taksapaguesve shqiptarë të zbardhet plotësisht.

E në këtë panik, askush nuk mund ta ndihmojë kryeministrin, i cili sot tregoi fytyrën e vërtetë: atë të njeriut që kurrë nuk e deshi reformën në drejtësi, por luftoi gjithmonê për një drejtësi të drejtuar prej tij.

Ndaj SPAK, sot më shumë se kurrë duhet ngrihet në lartësinë e besimit që i kanë dhënë qytetarët dhe të çojë përpara ligjit çdo zyrtar që ka vjedhur taksat e vendit më të varfër në rajon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here