PS nuk i fsheh më “spiunët”/ Klosi: Patronazhistët janë element statutor i partisë tonë!

0
153

Blendi Klosi thotë se patronazhistët, përndryshe spiunët e lagjeve dhe komuniteteve që gjurmojnë dhe mbikqyrin qytetarët, për të marrë vesh preferencat e tyre politike, janë në fakt “element statutor” i Partisë Socialiste.

Ish ministri, nuk e ka aspak problem ta pranojë që PS tashmë e ka ligjëruar në statutin e partisë, përdorimin e patronazhistëve për zgjedhjet.

Ja çfarë tha Klosi në ABC:

Klosi: Patronzhistët janë një element statutor i PS-së.

Xhokaxhi: Ju mund ta keni statut po ne si qytetarët ç’kusur jemi? Ne nuk mund të patronazhohemi nga dikush që as e njohim as na njeh.

Klosi: Ka pasur shumë diskutime dhe komente të tipave të ndryshme. Patronzhistët janë mbështetës të PS në një zonë të caktuar, në një qendër votimi të cilët përpiqen që të thithin opinionin publik në këtë qendër votimi, të ndahen në mënyrë të strukturuar për të vlerësuar mbështetësit tanë, votuesit tanë, për t’i asistuar në procesin e votimit, pra për të lehtësuar votën e PS-së. Ky është patronazhisti. Votën tuaj të fshehtë nuk e di asnjeri.

Xhokaxhi: Po patronzhistët nga e dinë?

Klosi: Patronzhistët mendojnë që në këtë zonë ne kemi kaq vota dhe kjo është puna e partisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here