Teliti “kryqëzon” projekt-buxhetin e qeverisë Rama: Në Shqipëri po pate PPP, paratë i merr kokërr më kokërr, po qe i varfër të harrojnë 4 vjet dhe të kujtojnë 4 javë para zgjedhjeve

0
90

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Dorian Teliti ka hedhur akuza në drejtim të projekt-buxhetit 2023 të hartuar nga qeveria e Edi Ramës.

Në postimin e tij në Facebook, Teliti thekson se për financimin e 10 PPP-ve, qeveria do japë 116 milionë euro vitin e ardhshëm, ndërsa për 65 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike, qeveria do japë tre herë më pak fonde në total.

Postimi i plotë:

Projekt-Buxheti 2023:

?Për financimin e 10 PPP-ve, qeveria do japë 116 milionë euro vitin e ardhshëm.

?Për 65 mijë familje që marrin ndihmë ekonomike, qeveria do japë tre herë më pak fonde në total.

?Në Shqipërinë tonë, po pate ndonjë PPP, paratë i merr kokërr më kokërr, edhe po të jesh në arrati madje, ndërkohë që po të jesh i varfër, i papunë dhe të mos kesh mundësi të vendosësh as bukë të thatë në tavolinë për fëmijët…të harrojnë 4 vjet e të kujtojnë vec 4 javë përpara zgjedhjeve ?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here