Kanceri i shoqërisë/ Gjanica “i zë frymën” Fierit, ndotja e lumit në nivele alarmante

0
141

Ndotja e Gjanicës ka arritur nivele shqetësuese, prej kohësh lumi që kalon përmes Fierit është kthyer në një shqetësim për banorët, ndërsa autoritetet duket se kanë dështuar në menaxhimin e situatës atje.

Ndotja e lumit Gjanicë vazhdon të jetë një ndër shqetësimet më të mëdha për qytetin e Fierit.

Mbrëmja e së mërkurës dhe orët e para të mëngjesit të së enjtes janë shoqëruar ne ndotje të lumit duke sjellë edhe erën e keqe të saj në pjesën më të madhe të qytetit.

Një shqetësim i tillë ka bërë që të zbresin në terren inspektorët e agjencisë kombëtare të mjedisit, të cilët janë ndalur në pikat nga ku mendohet se vjen kjo ndotje.

“Jemi duke kryes verifikime në terren për evidentimin e subjekteve që krijojnë këtë ndotje, për shkarkimet hidrokarbure në lumin Gjanicë”, tha Denis Vogli, specialist mjedisi në AKM.

Ky është një fenomen i njohur, ndërsa janë vendosur edhe gjoba për ndotësit, kryesisht kompani që punojnë në fushën hidrokarbure.

“Janë kryer kontrolle të ndryshme në subjektet më parë dhe janë konstatuar shkaktarët, ka pasur masa administrative me gjobë dhe pezullim aktiviteti”, tha Vogli.

Edhe pse lumi Gjanicë është rivitalizuar e transformuar në pjesën më të madhe të tij, sërish ndotja mbetet problem madhor dhe në pjesën më të madhe ndotësit mbeten mister.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here