Zelensky i tregon vijat e kuqe Putinit, Ukraina kërcënon me “luftë”

0
170

Për presidentin Zelensky një skenar si ai i Krimesë me referendume të njëanshme për njohjen e territoreve të saj si ruse, do t’i jepte fund negociatave për paqe me Moskën në mes të ofensivës ruse më Ukrainë.

Presidenti ukrainas i ka treguar Moskës vijat e kuqe të vendit të tij, të cilat nëse shkelen do të bënin që lufta të vazhdonte pa mbarim, pasi Ukraina do të tërhiqej nga negociatat e paqes.

Ndërsa mbajti një konferencë për shtyp në një stacion metroje, Zelensky tha se nëse Rusia do të tentojë të bëjë referendume për aneksimin e qyteteve ukrainase do të ndalonte procesin e negociatave me Moskën.

Zelensky: Nëse populli ynë shkatërrohet në Mariupol, nëse shpallet një referendum, një pseudo-referendum në çdo pseudo-republikë të re të Ukrainës, ne do tërhiqemi nga çdo proces negociatash.

Rusia e ka bërë të udhës që të njohë territore të Ukrainës si shtete, apo entitete të pavarura nga Kievi, ose t’i aneksojë përfundimisht siç bëri në 2014 me gadishullin e Krimesë, përmes një referendumi i cili u kritikua gjerësisht.

Një qiri për muajin e tretë të luftës, Putin shfaqet në meshën e Pashkës në Katedralen e Moskës
Dy ditë përpara se të niste ofensiva ruse në Ukrainë, presidenti Putin njohu dy rajonet në lindje të vendit Luhansk dhe Donetsks, entitete të pavarura nga Kievi, përmes referendumeve të pretenduara nga populli pro rus në rajonin e Donbasit.

Dy ditë më parë, Moska njoftoi kapjen e qytetit port të Mariupolit dhe forcat e vetme ukrainase kanë mbetur në një fabrikë çeliku.

Ndërkohë edhe Zelensky pranoi se për momentin Ukraina nuk është në gjendje të rimarrë Mariupolin ushtarakisht dhe se luftëtarët e izoluar atje janë të vetëdijshëm për këtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here