Rama ‘ironi’ me mësuesit: Të rrojnë gratë, burrat nuk bëhen

0
162

Kryeministri Edi Rama në një takim me mësuesit e dalluar me rastin e festave të fund vitit, ka deklaruar se arsimtarët do të marrin një rritje page me 10% duke nisur nga muaji mars i vitit të ardhshëm.
Por, Rama nuk e ka kursyer ironinë me mësuesit meshkuj, kur tha: “burrat përmirësohen, por nuk bëhen”.

“Kur filluan të flasin disa në tavolina, vetëm burrat flisnin ndërkohë që gratë mbanin fjalim. Burrat përmirësohen, por nuk bëhen. Prandaj të rrojnë gratë sa malet dhe pastaj nën hijen e maleve të rrojnë dhe burrat”, u shpreh Rama.

Duke folur për rritje e rrogave të mësuesit, Rama tha se mbetet sfidë që rrogat të rriten akoma më shumë.

“Tre vjet më parë ju paguheshit më pak dhe taksoheshit më shumë. Ne hoqëm taksën 10% që bënte që ju paguanit më shumë se ministrja e Arsimit dhe rritëm fuqinë tuaj blerëse. Dhe ju jeni në dijeni se nga 1 marsi rroga do të rritet me 10%. Është e konsiderueshme, por jo e mjaftueshme. Mbetet sfidë që ne ta rrisim edhe më shumë. Dhe këtë sfidë ne do ta fitojmë”, përfundoi Rama.

E pranishme në takim, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tha se rezultatet e arritura nga 15-vjeçarët janë fryt i punës së madhe të mësuesve të tyre. Teksa falënderoi mësuesit nga e gjithë Shqipëria për punën e bërë dhe për rezultatet e arritura, ministrja Nikolla tha se 2017-a do të jetë viti i mësuesit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here