Në Rrogozhinë zgjidhet kryetar Ilir Kasa, në Kurbin Gjergj Oroshi. Te Ura Vajgurore fitues Bujar Dhëmbo, në Fush-Arrëz, Hil Ndue Kola me 84% të votave

0
315

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Rrogozhinë.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i Degës PD Rrogozhinë u shpall z. Ilir Sabri Kasa me 67% të votave.

Po ashtu Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Kurbin, Ura Vajgurore dhe Fush-Arrëz.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Komisionet e Votimit shpallën:

– Kryetar i Degës PD Kurbin, z. Gjergj Pal Oroshi me 56% të votave.

– Kryetar i Degës PD Ura Vajgurore, z. Bujar Karafil Dhëmbo me 60% të votave.

– Kryetar i Degës PD Fush-Arrëz, z. Hil Ndue Kola me 84% të votave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here