Tensione në Kuvend/ Fatmir Mediu: Opozita apo kundërshtarët politikë nuk zgjidhen

0
123

Kryetarja e Kuvendit i dha fjalën kryetarit të grupit parlamentar të PD-së Enkeled Alibeaj, por ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha i cili kërkoi të flasë nga foltorja në vend të tij pasi kryeministri Rama e quajti të vdekur.

Berisha u afrua te foltorja duke shtyre Alibeajn ndërsa menjëherë pas këtij veprimi, Fatmir Mediu iu drejtua kryeministrit duke i thënë se nuk është në dinjitetin e tij si kreu i qeverisë të flasë në një formë të tillë në Kuvend.

Mediu theksoi se figura të nderuara si shkrimtari Ismail Kadare nuk duhen përfolur dhe se opozita apo kundërshtarët politikë nuk zgjidhen.

Ai theksoi se e rëndësishme është që palët të ulen dhe të bien në dakortësi për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Për më tepër figura që nderojnë Kombin si Kadareja nuk duhet të përfliten këtu, nuk është në dinjitetin tuaj si kryeministër apo të çdo deputeti. Sipas Kushtetutës, duhet të ulemi dhe të gjejmë konsensus, ju nuk i zgjidhni kundërshtarët tuaj, ne na duhet një qëndrim i përbashkët”-tha Fatmir Mediu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here