Meta në komunën e Carfizzit: Inspiruese dashuria dhe përkushtimi i tyre për të trashëguar gjuhën, traditat dhe ritet shqiptare

0
228
Carfizzi është një komunë mahnitëse Arbëreshe mbi det, me një pamje të mrekullueshme nga Joni, që nuk duhet lënë pa u vizituar. Për më tepër që këtu është edhe vendlindja e shkrimtarit të mirënjohur Carmine Abate, nga ku mori frymëzimin për kryeveprat e tij të lexuara në mbarë botën.
Falë mikpritjes tradicionale shqiptare dhe lidhjes së fortë me rrënjët kombëtare, që banorët e mrekullueshëm e dëshmojnë në përditshmërinë e tyre, çdo shqiptar që vjen në Carfizzi ndihet si në shtëpi.
I lumtur ta vizitoja dhe të nderohesha me një pritje shumë të ngrohtë nga qytetarët, Kryebashkiaku, Mario Amato dhe autoritetet vendore.
Inspiruese dashuria dhe përkushtimi i tyre, i dëshmuar në shekuj, për të trashëguar gjuhën, traditat, ritet fetare dhe kulturën e “Motit të Madh” të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, vlerë e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, po aq europiane dhe botërore, që meriton sa më parë të bëhet pjesë e UNESCO.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here