Eurodeputeti grek Kefalogiannis takon Fredi Belerin në qeli

0
32

Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis ndodhet për një vizitë në Shqipëri.

Paraditen e sotme ka vizituar në burgun e Fierit, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i dënuar për shitblerje votash. Ai është shoqëruar nga Vangjel Dule.

Ditën e Pashkëve më 5 maj ndoqi meshën e shenjtë në Katedralen Orthodhokse të Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Do të takohet gjithashtu me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri për të diskutuar me ta çështje siç është ajo e pronave.

Më 5 mars Gjykata e Posaçme e dënoi me dy vite burg Fredi Belerin pasi e gjeti fajtor se ka blerë vota për zgjedhjet e 14 majit 2023.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here