Raporti i DASH/ Flamur Noka: U vërtetuan akuzat e opozitës, Rama i mbështetur nga krimi dhe patronazhistët, vodhi zgjedhjet e 25 Prillit

0
98

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, doli në një konferencë për shtyp nga selia blu për të komentuar raportin e rëndë të Departamentit të Shtetit për qeverisjen në Shqipëri.

Noka tha se raporti është një kambana alarmi që dëshmon se korrupsioni dhe keqqeverisja ka pushtuar vendin.

Deputeti demokrat tha se për këtë arsye, demokratët duhet të jenë të bashkuar, në mënyrë që PD të rikthejë shpresën për shqiptarët.

“Qeveria e Edi Ramës përbën rrezik real për të drejtat e shqiptarëve, përmes presionit mbi drejtësinë dhe mediat dhe me blerjen e votës. Ky është rezultati pas skanimit që DASH i ka bërë situatës së të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ajo vërtetoi të gjitha shqetësimet dhe akuzat që PD dhe opozita ka ngritur gjatë kësaj qeverisje.

A ishin të lirë shqiptarët të zgjidhnin ato që donin? DASH thotë jo, sepse është deformuar vullneti nga një qeveri që bleu votat dhe duke përdorur sistemin e patronazhistëve.

A është sistemi i drejtësisë i pavarur? Raporti thotë jo. Korrupsioni e pengoi gjyqësorin të funksiononte lehtësisht. Shqiptarët e dinë kush ka fuqinë për t’i bërë presion drejtësisë dhe ai është Edi Rama.

Edi Rama, një shfaqjeje të tillë e dha në Kongresin e PS ku urdhëroi SPAK se kë duhet të hetojë. PD ka votuar për një drejtësi që t’i japë fund pandëshkueshmërisë politike.

A është kjo qeveri e korruptuar? Raporti i DASH thotë që po, në të gjitha degët e saj. Një kryeministër i korruptuar. Ka ardhur koha të bëhemi bashkë për t’ia shkurtuar jetën kësaj qeverie”, u shpreh Noka.

Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka shenjëstruar sërish sot Enkelejd Alibeajn.

Sipas tij, Alibeaj, po vijon axhendën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për të përçarë PD-në, ndërsa mazhoranca brenda PD-së, ka vetëm një qëllim, bashkimin.

“Pas 6 marsit e gjithë mazhoranca brenda PD kanë pasur një detyrë. Bashkimi: ky është dhe mbetet qëllimi ynë. Enkelejd Alibeaj nuk ka lidhje me axhendën e bashkimit, po vazhdon lojën e Edi Ramës dhe të Lulzim Bashës për të përçarë PD. Nuk e ka në mision atë që kërkojnë demokratët”, ka thënë Noka, ndërsa ka shtuar se Aliebaj duhet të tërheqë padinë që ka bërë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here