Konferenca me Ramën, Kryeministri bullgar Borisov: Janë tre vende spektike në BE për negociatat me Shqipërinë

0
242

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, ishte sot ne Tirane ku zhvilloi nje takim me kryeministrin e Shqiperise Edi Rama. Ne konferencen nga selia e Kryeministrisë, Borisov, vendi i të cilit mban Presidencën e radhës së BE-së, tha se janë dy tre vende që janë skeptike ndaj Shqipërisë për sa i përket hapjes së negociatave. “Shpresojmë që në të ardhmen e afërt, rajoni të ketë një infrastrukturë moderne. Kuptohet, thotë Merkel: Ballkani perëndimor është tema më e vështirë që mund të zgjidhet. Secili nga fqinjët të jetë keq, të gjithë janë keq. Është e vërtetë që tregojmë përpjekje të shumta. Kemi dy tre shtete që janë skeptike ndaj Shqipërisë, por shumica e vendeve evropiane mendojnë se Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat”, tha ai. 

Nderkohe kryeministri Rama i vlerësoi marrëdhëniet me Bullgarinë si të shkëlqyera, duke përmendur këtu miratimin e ligjit për pakicat kombëtare. “Marrëdhënia jonë me Bullgarinë është një marrëdhënie jashtëzakonisht pozitive. Ne na u dha mundësia për ta shprehur këtë marrëdhënie edhe me kalimin e ligjit në Parlament për pakicat kombëtare. Kemi diskutuar për mundësinë e mbështetjes nga Bullgaria në kuadër të negociatave teknike. E shikojmë me admirim që Bullgaria nga një vend që ishte në fund me thithjen e fondeve jep një shembull të shkëlqyer për këtë. Së fundi kemi pasur mundësinë që të diskutojmë edhe për gjithë procesin e vështirë dhe transformues të reformave”, tha Rama. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here