Raporti i DASH, ambasada amerikane: T’i japim fund pandëshkueshmërisë për zyrtarët

0
109

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thotë se gjetjet në raportin mbi Shqipërinë, kanë vënë re se të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni.

Ambasada amerikane thotë se SHBA “mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar e krimit të organizuar, forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri”.

Reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë:

SHBA janë të përkushtuara për të vënë demokracinë dhe të drejtat e njeriut në qendër të politikës sonë të jashtme.

Lexoni raportin e Departamentit të Shtetit mbi Të Drejtat e Njeriut

Siç vërehet në raportin mbi Shqipërinë të drejtat e njeriut duhet të përfshijnë një gjyqësor të pavarur, të lirë nga presioni politik, frikësimi apo korrupsioni.

SHBA mbështet me forcë reformën në drejtësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për llogaridhënie të zyrtarëve të korruptuar & krimit të organizuar, & forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here