Statuti i ri/ Këshilli Kombëtar i PD do të ketë kryetar…

Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratuar një propozim të kreut demokrat Lulzim Basha, lidhur me shtimin e një funksioni në strukturat drejtuese të PD-së.

Kështu referuar propozimit, në nenin 50 të statutit ku flitet për Këshillin kombëtar, është shtuar një pikë, ku kjo strukturë do të ketë Kryetarin e saj.

Propozimi është miratuar në mënyrë unanime nga delegatët e pranishëm në sallë.

Kuvendi Kombëtar po vijon miratimin nen për nen të statutit të PD-së, ndërkohë që drafti u miratua në parim nga të gjithë delegatët.

Detaje nga Kuvendi

Po ndalojmë nenin 52 kur ta kemi të shkruar që ta hedhim në votim.

Neni 53: Kompetencat e kryesisë: Kemi një propozim që vjen nga Kryetari i Partisë për pikën c që ka të bëjë me saktësimin që ka për votimin e anëtarëve “një anëtar një votë”. Kur është miratuar në Këshill Kombëtar, është bërë votimi një anëtar një votë dhe kjo duket sikur nuk është bërë e qartë e të shtohet : sipas parimit, një anëtar një votë.

Neni 54? Miratohet

Neni 55: Sekretari i Përgjithshëm? Miratohet

Neni 56: Sekretarët e partisë? Miratohet

Neni 57: Sekretarët funksionalë? Miratohet

Neni 58: Kolegjet? Miratohet

Neni 59: Dep[artamentet? Miratohet

Neni 60: Komiteti i Politikave? Miratohet

 

Statuti i ri/ Këshilli Kombëtar i PD do të ketë kryetar…

Ancelotti refuzon Italinë për një…

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko