Xhafaj ose Shanaj: Demokratët e Mallakastrës zgjedhin sot kryetarin e ri të degës së PD

0
176

Astrit Xhafaj ose Resmi Shanaj, njeri prej tyre do të jetë kryetari i ri i degës së PD-së në Mallakastër, pas votimit që do të zhvillohet sot.

Zgjedhja e kryetarit do të bëhet sipas parimit të ngulitur tashmë, “një anëtar një votë”, siç njoftoi Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të PD-së.

Komisioni dha detajet e procesit: zgjedhjet për Kryetar dege të PD-së së Mallakastrës do të zhvillohen ditën e shtunë më 9 prill 2022 te Kinemaja.

Procesi i votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar.

Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Kandidatët për Kryetar dege të PD-së Mallakastër janë Astrit Adem Xhafaj dhe Resmi Bilbil Shanaj

Komisioni Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i bëri ftesë të gjithë anëtarëve të PD-së në Mallakastër të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here