Protestë sot në Kombinat kundër Veliajt: Rindërtoni pallatet aty ku ishin, me sipërfaqen që kishin!

0
108

Sot në orën 11:00 në Tiranë, në rrënojat e pallatit 163 në ish-Kombinat mbahet mitingu i radhës i banorëve të prekur nga tërmeti.

“Rindërtoni pallatet aty ku ishin me sipërfaqen që kishin”, është thirrja që do të përcjellin sot këta banorë për bashkinë e Tiranës.

Këtë mesazh e ka mbështetur edhe kreu i Komisionit të Rithemelimit të PD, Belind Këlliçi.

Kujtojmë se edhe banorët e Laprakës dhe të Paskuqanit që do të preken nga shembjet tek Unaza e re, kanë propozuar së fundi që banesat e tyre që thuhet se do t’u kompensohen, të ndërtohen në zonat ku kanë jetuar mbi 20 vjetë, jo të shpërndahen nga bashkia në zonat më periferike të kryeqytetit dhe këto troje t’u jepen klientëve të pushtetit për kulla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here