ERE hap letrat e incineratorit, energjia në Elbasan nuk mund të shitet, ministria nuk ka rregulla për çmimin

0
219

Kontratat miliona euroshe të incineratorëve janë miratuar më shpejtësi dhe të pastudiuara deri në fund. Një fakt i tillë duket se konfirmohet edhe nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike që nxjerr zbuluar konfliktin në raportin e dorëzuar në Parlament.

Elbasani mbetet incineratori i vetëm që ka nisur të prodhojë energji, por nuk mund ta shesë pasi nuk ka një marrëveshje për çmimin.

ERE deklaron se shkak për këtë situatë është bërë tejkalimi i kapacitetit të instaluar.

Fakti që është mbi kufirin 2 MW e bën që ERE të mos vendos dot çmimin pasi nuk e lejon ligji.

Ndaj pas kërkesave të para i ka kërkuar ministrisë që të përcaktojë metodologjinë, gjë që ende nuk është kryer.

Një tjetër përplasje ka të bëjë dhe mbi kostot faktike. ERE ka kërkuar nga subjekti të dhëna konkrete që do të mund të sillnin dhe në analizë për daljen në çmim, por edhe kjo kërkesë ka mbetur në heshtje.

Aktualisht çështja ka përfunduar në Gjykatë pasi Albtek Energy ka paditur ERE.

Por pas hetimeve të SPAK edhe në këtë landfill situata ka ndryshuar pasi është vendosur nën sekuestron e SPAK dhe nën administrimin e shtetit.

E pikërisht investimi 21.6 milionë euro nuk mund të vihet në funksion të plotë për shkak të nxitimit dhe mungesës së komunikimit mes institucioneve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here