Jozefina Topalli, ish-Kryetare e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me Kuvendin Kombëtar të kësaj partie, ku u miratua ndryshimet statusore.
Topalli shkruan se nuk ka patur kuorum në sallë dhe për rrjedhojë Lulzim Basha është rrëzuar.
“Nuk ka kuorum. Rrëzohet Lulzim Basha!
Kuvendi i Statutit të Lulzim Bashës u rrëzua bashkë me Statutin e LB sepse nuk mori kuorumin .
Salla e Kongreseve ka rreth 2500 karrige , shumë prej të cilave ishin bosh gjatë gjithë votimit, ndërkohë që Kuvendi sipas Lulzim Bashës ka 7000 delegatë.
Sot u përsërit ajo që ka ndodhur rreth një vit më parë kur u fallsifikua dhe u vodh vota e pjesëmarrja e demokratëve në proçesin antistatuor të zgjedhjes së Lulzim Bashës.
Tani Lulzim Basha hipi avionit dhe ik në Holandë; Kështu çlirohet dhe PD nga pengmarrja”, shkruan Topalli.
Hi All im noob here. Good article! Thx! Love your stories!
I
O karrike thyer ba cave Karin….