Një rrugëtim plot dashuri

0
144

Ky Dhjetor erdhi ndryshe për punonjësit e Vodafone Albania. Rrugëtimi nisi drejt Elbasanit. Të parët që u gëzuan ishin fëmijët e spitalit pediatrik të këtij qyteti. Mandej takimet vazhduan tek shtëpitë e fëmijës në Shkodër, Durrës, Vlorë, Korçë, Sarandë, Korçë e Tiranë.

Festat e vogla sollën emocione të mëdha, sepse gjithçka u organizua dhe u dhurua me gjithë zemër.

“Vodafone Care & Share”, fushata e Fondacionit të Vodafone Albania, që sensibilizoi e ndërgjegjësoi jo vetëm drejtuesit por dhe të gjithë punonjësit e kompanisë, për t’ju ardhur në ndihmë, me dhurata të ndryshme, të personalizuara, fëmijëve që kanë më së shumti nevojë, sipas motos “Një punonjës, një fëmijë”, ka udhëtuar kudo nëpër Shqipëri.

Stacionet e fundit, në këto ditë festash, ishin drejt zonave më të thella, në veri. Fëmijët e Bulqizës dhe Kukësit pritën punonjësit e Fondacionit dhe të Vodafone në një festë që solli buzëqeshje dhe gëzim tek të gjithë pjesëmarrësit.

Në të njëjtën kohë, familjet në nevojë në rrethinat e Shkodrës dhe Lezhës pritën punonjës të Vodafone Albania të cilët së bashku me disa nga klientët kryesorë të Vodafone, shpërndanë mbi 400 pako ushqimore, me qëllim që ndërrimi i viteve të festohet kudo e në çdo familje.

Mes të ftohtit të Dhjetorit, buzëqeshjet dhe gëzimi në sytë e fëmijëve janë ngrohtësia më e madhe që mund të marrësh e japësh.

“Vodafone Care and Share”, ishte fushata që përfshiu punonjës dhe bashkëpunëtorë të Fondacionit dhe të Vodafone Albania duke dëshmuar edhe njëherë se së bashku mund te bëjmë më shumë për këdo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here