Bëhet nënë për motrën e saj të vogël, jeta në skamje e 10 vjecares në Korcë

0
250

Sofia, Matilda dhe Antonela Zaçellari jetojnë mes mjerimit me babain dhe gjyshin e tyre në fshatin Velçan të Korçës.

Vajzat humbën nënën pak muaj më parë dhe sot jetojnë të ndarë edhe nga motra dhe vëllai më i vogël.

“Kush do t’u bëjë hyzmet atyre. Djali i vogël nuk shërben dot. I mban nusja e djalit të madh, pasi është i vogël”, shprehet Selajdin Zaçellari.

Më e madhja prej fëmijëve, 10 vjeçarja Sofia mban peshën më të rëndë mbi supet e saj fëmijërore.

“Kam larë enët, kam fshirë dhe kam bërë bukë”, tregon 10-vjeçarja.

Selajdini, gjyshi i tyre 75 vjeçar përkujdeset për 3 mbesat e tij dhe një dramë familjare që përsëritet. 20 vite më parë ai humbi bashkëshorten ndaj dhe fëmijët e tij i ka rritur me vështirësi.

“Janë 5 fëmijë, që po rriten jetimë, si të bëj pa një ndihmë. Me çfarë të jetojmë, vetëm me dy pula?”, tregon i përlotur Selajdin.

Pensioni i gjyshit mezi del për të paguar shtëpinë e vjetër ku jetojnë, ndërsa i ati Juliani i kalon ditët në mal për dru.

Në shtëpinë ku nëna është ndarë nga jeta 9 muaj më parë, festa e vitit të ri nuk do të jetë më e njëjta këtë vit. Megjithatë, edhe këto fëmijë kanë ende dëshira.

/ Top Channel

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here