Ja si i mashtroi Rama studentët në vitin 2014?! Tani i fton prap për dialiog…!!!

0
96

Studentët e të gjitha universiteteve të Shqipërisë, janë duke protestuar prej 8 ditësh në sheshet e kryeqytetit dhe gjithë vendin.

Ata i kanë dërguar qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit 8 kërkesa, por nga ana tjetër, Kryeministri Rama i fton për dialog.

Studentët nuk pranojnë dhe janë të vendosur të vazhdojnë protestën deri sa të plotësohen kërkesat e tyre pa dialoguar.

Megjithatë, protesta e studentëve nuk është e para për kryeministrin.

Në 2014, studentët e Gjeologji Minierave ngritën zërin kundër vendimit të qeverisë për shpërnguljen e tyre nga fakulteti, pasi godina e tyre do t’i kalonte Gjykatës së Lartë.

Kryeministri Rama, duke parë situatën vendosi të dalë nga zyra dhe t’i takojë vetë protestuesit.

Me një ton kumbues ai iu tha se “Jemi për të gjetur zgjidhje”, duke shtuar se trimërinë ata duhet ta kishin treguar në kohën e Enver Hoxhës, jo tani.

Madje, ashtu siç po bën dhe sot, Rama përpiqej që t’ju hidhite fajin rektorit dhe dekanit.Nuk ka asnjë urdhër që ju të dilni jashtë. Nuk do të detyrojë qeveria asnjë largim nga pa pasur projektin dhe mjediset ashtu siç i takojnë universitetit në po atë vend, por jo në atë hapësirë”, u deklaronte ai para syve.

Megjithatë, ndryshe nga sa thoshte Rama, e vërteta ishte krejt e kundërta pasi aktualisht Fakulteti vazhdon të jetë në administrim të Ministrisë së Drejtësisë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here