Sondazhi/ Francezët dhe gjermanët nuk e duan hyrjen e Shqipërisë në BE

0
91

Më 28 shkurt, presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski firmoi një kërkesë zyrtare të vendit të tij për t’u anëtarësuar në BE.

Pas pushtimit rus, Zelenski kërkoi anëtarësim të menjëhershëm të Ukrainës në BE, duke propozuar që kjo të bëhej përmes ‘një procedure të re speciale’.

Në të njëjtën ditë, presidentja e KE, Ursula von der Leyen tha se ‘ata janë një prej nesh dhe ne i duam pjesë të BE’.

Ukraina ende nuk është pranuar si vend zyrtar kandidat për anëtarësim në BE dhe procesi mund të kërkojë një kohë të gjatë.

Sipas një sondazhi të fundit të YouGov, vendet kryesore të BE-së si Gjermani, Franca, Spanja dhe Italia janë pro anëtarësimit të Kievit.

Nga 42 deri në 60% e qytetarëve në këto vende janë përgjigjur se Ukraina duhet lejuar që të bëhet vend anëtar i BE-së, transmeton Euronews Albania.

Qytetarët e BE-së janë pyetur dhe për vendet kandidate si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Serbia.

Vendi më i pranuar nga qytetarët e BE rezulton se është Mali i Zi, që ka marrë mendim pozitiv nga gjermanët, italianët dhe spanjollët por jo francezët.

Për Shqipërinë, pyetjes nëse duhet lejuar anëtarësimi në BE, i janë përgjigjur pozitivisht spanjollët dhe italianët.

Gjermanët e cilësojnë Shqipërinë vendin më të padëshiruar të Ballkanit Perëndimor duke dhënë vlerësim më negativ se edhe për Kosovën që nuk është vend kandidat ende.

Mendim refuzues kanë dhe francezët, të cilët kanë shprehur qëndrim refuzues për të gjitha vendet e mundshme për anëtarësim përveç Ukrainës.

Sondazhi/ Francezët dhe gjermanët nuk e duan hyrjen e

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here