Vetingu i infektuar dhe metafora e rastit Imeraj!

0
193

Nga Petrit Vasili/

Vetingu i infektuar dhe metafora e rastit Imeraj!
Kriza e integritetit moral dhe juridik te Vetingut eshte treguar gjere e gjate dhe me shembuj pa fund.
Vetingu per fat te keq eshte karakterizuar nga :
Kapja dhe nepotizmi i hapur politik,
Aplikimi i dukshëm dhe i hapur i dy standarteve
Degradimi në një Inspektoriat të lartë të Deklarimit të pasurive duke përbuzur kriteret e integritetit dhe profesionalizmit,
këto janë dimensionet thelbësore negative, që kanë karakterizuar zbatimin dhe kanë tronditur në themel integritetin e tij.
Rasti Imeraj ku ketyre elementeve ju shtua edhe stigma e perbuzja krahinore eshte metafora e degradimit thuajse pa kthim te Vetingut.
Nga nje institucion, qe pretendohej te ishte shembullor ne permbajtje dhe ne forme persa i perket pra respektimit te ligjit, procedurave, paanshmerise dhe trasparences absolute, perkundrazi Vetingu ka degraduar ne nje institucion te rendomte te politizuar, subjektiv ne gjykim, te njeanshem dhe me dy standarte.
Kulmi arrin kur me dokumenta e deshmi te personave inekzistente denohen gjyqtare dhe prokurore.
Qofte pala shqiptare ashtu edhe ONM jane ne nje gare se kush do te deshtoje keq e me keq ne kualitetin e argumentimit te çeshtjeve.
Justifikimi i pasurive te padeklaruara si ne rastin Dvorani dhe denimi per shuma absolutisht qesharake te gjyqtareve e prokuroreve te tjere, apo edhe fshehja e vleresimit te kryer per disa te tjere, jane prova emblematike te nje Vetingu, i cili vetem i pavarur dhe objektiv nuk eshte.
Rasti Imeraj i ka se bashku te gjitha dukurite negative.
Por akoma me e rende behet situata lidhur me pandeshkueshmerine e anetareve te Vetingut, te cilet shperdorojne detyren dhe demostrojne me keto vendime e qendrime antiligjore dhe antikushtetuese se Vetingu eshte kthyer ne nje mashe te rilindjes dhe te interesave private te anetareve te tij.
Pandeshkueshmeria e tyre vecse rrenon Vetingun vete dhe reformen ne drejtesi ne teresi.
Syte nuk mund te mbyllen më.
Duatrokitjet propagandistike te rilindjes dhe te disa diplomateve nuk mbulojne dot kete deshtim dhe zhgenjim te plote.
Koha per te kryer Vetingun e Vetingut eshte tani, per te shpetuar Drejtesine nga gremina ku po bie.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here