Krizë dhe luftë për shqiptarët, por 20 milion euro i shtohen firmës Gjoka për rrugën e Arbrit të inaguruar

0
194

Ndërtimi i tunelit të ri të Murrizit kerkon edhe 20 milionë euro shtesë ne kontratën e Rrugës së Arbrit, e cila kap një vlerë prej 40 miliardë lekësh. Referuar rrjetit “Investigativ Netëork Albania”, problemet me tunelin e ri do të shtyjnë edhe përfundimin e projektit në fund të gushtit, edhe pse sipas kontratës rruga duhet të përfundonte këtë muaj.

U inaugurua në këtë mënyrë (shiko videon), më 29 nëntor të vitit të kaluar, por duket se Rruga e Arbrit nuk do të jetë gati as për pranverën e këtij viti ashtu siç parashikon edhe kontrata koncensionare.

Kjo vonesë ka ardhur nga punimet në tunelin e Murrizit, të cilat kërkojnë më shumë kohë për shkak të pezullimit të tyre për 17 muaj gjatë shembjes së tunelit të parë.

Në mesin e vitit 2019, kur ndërtimi i Rrugës së Arbrit ishte në fazë intensive, kompania “Gjoka 87” mori vendimin për ta braktisur zonën e punimeve të tunelit të Murrizit

Por edhe pse kjo kompani tentoi të përforconte strukturën e tunelit me forcimin e mureve mbajtëse me beton dhe hekur, vepra ishte e paqëndrushme.

Në preventivin e koncesionarit shpenzimet për këto punime kapin vlerën e 10 milionë eurove, e cila është dorëzuar për kompensim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë, duke iu referuar rrjetit “Investigativ Netëork Albania” kostoja e ndërtimit të tunelit të ri arrin në 145 milionë euro, 10 milionë euro më shumë se alternativa e parë.

Kjo faturë, po ashtu pretendohet të paguhet nga buxheti i shtetit, duke e çuar vlerën totale të shpenzimeve për defektet në tunelin e Murrizit në 20 milionë euro.

Projekti i ri i tunelit zgjat me 500 metra gjatësinë e tij, nga 3.3 kilometra, që ishte në variantin e parë, në 3.8 kilometra në të dytin. Sipas të dhënave zyrtare, tuneli do të përbëhet nga dy tuba, një për emergjencat, që do të shërbejë si tunel shërbimi me diametër më të vogël dhe një tjetër me përmasa më të mëdha, ku do të lejohet qarkullimi normal i automjeteve.

Ndërtimi i rrugës 54 kilometra që lidh Tiranën me Dibrën nëpërmjet një kontrate koncesionare filloi në vitin 2018 dhe kap një vlerë prej 40 miliardë lekësh, por vepra kryesore, tuneli i Murrizit, që e bën funksionale këtë rrugë nuk ka përfunduar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here