Topalli: Berisha e ka marrë PD-në me Foltoret!

0
172

Ish-nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli ka komentuar zhvillimet e fundit në PD dhe kandidimin e ish-kryeminsitrit Sali Berisha për kreun e PD-së.

E ftuar në A2 me Merita Haklaj, Topalli ka theksuar se Sali Berisha e ka marrë PD-në që me Foltoret dhe ky është realiteti.

Topalli: Sali Berisha e ka marrë PD-në që me ‘Foltoret’. Që të jemi të sinqertë nëse pritet formaliteti le të pritet por kjo parti është e Sali Berishës. Nuk do doja që një parti ta ketë besimin vetëm te një person por ky është realiteti. Kur ja thoja ndonjërit më hidheshin në sulm. Të tjerët nuk e kanë pasur të qartë por unë e kam pasur. Kjo që ka ndodhur tani vetëm konfirmon atë që unë kam besuar. Kjo është e PD-së dhe e zotit Berisha dhe të pëlqen apo stë pëlqen kjo është e vërteta dhe ske pse gënjen veten.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here