Kuvendi Kombëtar/ Berisha: Kanë firmosur mbi 50% e delegatëve. Të rikthejmë në PD të larguarit

0
62

“Mbi 50% e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, kanë firmosur peticionin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar”.

Kështu u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha gjatë ‘Foltores’ së Beratit, takimi i 11 me demokratët në vijim të lëvizjes së tij për rikthimin e sovranitetit PD-së.

Lideri historik iu bëri thirrje delegatëve që të vijojnë të japin firmat e tyre. Gjithashtu, Berisha tha se do të rikthehen të larguarit, ata të cilët kanë dhënë kontribute në PD.

 

 

‘Çdo demokrat dhe demokrate duhet të firmosë për Kuvendin e ardhshëm. Ju informoj me kënaqësi se kuorumi mbi 50% është tejkaluar me kohë dhe ne do të mbledhim Kuvendin Kombëtar, do të bëjmë ndryshimet thelbësore në statut, do të hapemi drejt fraksioneve, do të bëjmë gjithçka që të vijnë ata të cilët kanë vendosur një tullë në këtë godinë dhe në këtë parti. Kanë kontributin e tyre. Do të bëjmë një forcë politike model, konservatore’, u shpreh Berisha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here