Studim/Vetmia është po aq vrastarë sa duhani

0
246

Çfarë kanë të përbashkët konsumimi i alkoolit, pirja e duhanit dhe mungesa e shoqërisë? Të gjitha nga këto e kanë pothuajse rrezikun e njëjtë që ndërlidhet me vdekjen e parakohshme.

Po pra, të gjitha ato ftesa që i keni injoruar për të dalë me dikë mund të jenë duke iu shkaktuar më shumë dëme sesa që keni imagjinuar. Studimet kanë treguar se izolimi social është aq i dëmshëm për shëndetin tuaj sa obeziteti, duhanpirja, alkooli dhe shtypja e lartë e gjakut.

Siç duket, vetmia është ndër problemet më të mëdha shëndetësore me të cilën janë duke u ballafaquar tani njerëzit. Njerëzit e vetmuar po vdesin më herët dhe po kanë më shumë probleme shëndetësore. Më e keqja qëndron te fakti se kjo temë është tabu – askush nuk dëshiron ta pranojë se është i/e vetmuar.

Por, çfarë mund të bëhet rreth kësaj? Nuk është lehtë ta pranoni se jeni të vetmuar, por nëse filloni të bëheni më të shoqërueshëm, kjo mund të jetë tejet e mirë për shëndetin tuaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here