Alizoti: Ankimimi për vendimin e gjykatës, një marrëzi! Berisha hyri në seli si triumfator

0
183

Deputeti demokrat Tomorr Alizoti ka komentuar zhvillimet e fundit në PD pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të njohur statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

I ftuar në Zonë e Lirë, Alizoti e quajti marrëzi animimin e këtij vendimi, pasi sipas është pa sens për faktin se organizimi politik është një organizim vullnetar.

Hyrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, Alizoti e sheh si triumfator, pasi de fakto dhe de jure ai është brenda PD-së dhe nga aty do fillojë organizimi i partisë.

Alizoti: Ankimi nuk bënë asnjë lloj sensi pasi organizimi politik është një organizim vullnetar. Është marrëzi. Sot Berisha hyri në seli. De fakto dhe De jure ka hyrë brenda PD-së dhe nga aty do fillojë organizimi i partisë. Në real politk është triumfator Berisha dhe ajo që unë kam besuar u vërtetua në 6 mars.

Çfarë është një lider? Është sa njerëz ka. Deputetët e Bashës humbën dhe negociatën e fundit sot, duke mos kontribuar në bashkimin e PD-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here