Mesazhet private me Ramën, ku përmendej Basha, Mediu dhe zgjedhjet!!! Flet për herë të parë ambasadori…

0
67

Një ditë më parë dolën për publikun mesazhet që ambasadori i BE-së në Tiranë shkëmbente me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Këtë të enjte duke folur në Vizion+ për krizën politike në Shqipëri, Luigi Soreca tha se ai nuk flet vetëm me qeverinë, por dhe me anëtarë të opozitës.

“Po është gjë gjë e mirë që unë flas me të gjitha palët. E di që ju tashmë në këtë moment po i referoheni fotografimit të celularit tim, por fatmirësisht ambasadori i BE ka mundësi që të flasë me të gjitha palët. Po të kishin marrë një fotografim disa sekonda më parë të celularit tim do të kishin gjetur aty edhe mesazhe që vinin nga anëtarë të opozitës. Kështu duhet të jetë në fakt puna. Sa i përket thelbit të atyre gjërave që janë fotografuar, për këto nuk dua të flas, nuk dua të hyj në hollësi, pasi kam folur me persona të cilët janë parë në atë fotografi” – tha Soreca.

Por cili është shkaku i situatës politike në të cilën ndodhet Shqipëria?

“Në Shqipëri tashmë kam 9 muaj që jam këtu pavarësisht se unë kam shumë vite që kam punuar për këtë por çdo dy-tre vjet rritet ky cikël gjendet një zgjidhje. Puna është se Shqipëria a ka nevojë të thyejë këtë cikël dhe këtë tranzicion që ka filluar përpara shumë vjetësh me anën e një kodi të ri zgjedhor apo palëve. Kjo nuk është një krizë e zakonshme, unë respektoj vendimin e opozitës për të dalë nga parlamenti.

Unë nuk jam dakord me këtë vendim pasi mendoj se parlamenti është vendi i duhur ku duhet të qëndrojë opozita, por unë kam dëgjuar shqetësimet e tyre dhe e di që ky vendimi i tyre nuk është një vendim i lehtë, kanë pasur arsyet e tyre. Ne duhet t’i dëgjojmë të gjithë palët, pasi opozita po flet fort për pikëpyetjet e tyre. Por këtë moment pyetja është a nuk ka ardhur koha që sistemi politik shqiptar të ulet dh eta rimendojë sistemin politik në një mënyrë e cila do ta lejojë Shqipërinë që të dalë nga ky tranzicion” – tha Soreca.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here