Maliqi: Zbritja e Metës në bazë dhe koalicioni me PD e Berishës do bëjnë të mundur vendosjen e pluralizmit

0
159

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka komentuar zhvillimet më të fundit në kampin blu pasi gjykata e Tiranës i dha sot të drejtë Kuvendit të 11 dhjetorit.

Maliqi tha se Berishën e duan demokratët ndërsa shtoi se dorëheqja e Bashës ishte një truk dhe një përpëlitje e fundit.

“Më 6 mars shtëpia e lirise doli forcë e dytë politike, dhe pas kësaj shumë drejtues vendor të PD kanë pasur takime me Berishën edhe shumë deputetë kërkuan largimin e Bashës. Dorëheqja është një truk.

Më vjen keq për Alibeajn jam kundër çdo lloj përdorimi politik, i bëj thirrje Alibeajt nuk duhet parë interesi personal por i votuesve, i demokratëve.Kjo carje i bën dëm opozitës dhe i bën mirë mazhorancës që është kthyer në një diktaturë.

Doreheqja e Bashës është një truk dhe këto janë përpëlitjet e fundit, ky është qëllimi i Ramës. Qëllimi i Ramës dhe Bashës është që Rama ti fitojë zgjedhjet lokale bindshëm.

Kur Berisha bashkoi demokratët pas 97-ës për shkak të luftës dhe erdhi në pushtet në 2005, me këtë pjekuri që ka tani vjen me fitore, një faktor kyç është koalicioni i madh opozitar me LSI. E them që zbritja e Metës në bazë bashkë me PD, bëjnë të mundur vendosjen e pluralizmit”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here