Propaganda e Ramës: Fiken dritat e rrugëve, jo dekori i ministrive

0
91

Fikja e dritave në rrugët nacionale dhe shumë lagje të qyteteve për efekt kursimi, duket se është vetëm propagandë e qeverisë. Kjo pasi në kohën që shumë rrugë e qytete zhyten në terr, kryeministria dhe ministritë, përfshirë edhe atë të Belinda Ballukut zbukurohen gjatë natës me drita dekorative. Por jo vetëm kaq, zyrtarët e qeverisë, nuk marrin as mundimin të fikin dritat e zyrave pas mesnate, apo në 4 ditët që ishin pushim

SYRI TV

Me urdhër të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës shumë bashki kanë fikur dritat e qyteteve, duke zhytur në terr shumë lagje. Ky veprim sipas ministres Belinda Balluku bëhet për të kursyer energji.

Por nga ana tjetër ekspertët kanë ngritur shqetësimin se mungesa e ndriçimit në lagje, por edhe në akset rrugore, rrit rrezikun për kriminalitetin dhe aksidentet. Por duket se masat e marra janë sërish në kuadër të propagandës qeveritare se po kursehet energji, duke mos ua ngarkuar harxhimin në kurriz të qytetarëve.

Syri TV bëri një vëzhgim në kryeqytet, ku në kohën që shumë lagje qytetesh dhe akse nacionale janë zhytur në terr, duket se e njëjta gjë nuk ndodh me institucionet që morën këtë vendim.

Zyrtarët në godinat e kryeministrisë, Bashkisë së Tiranë, ministrive, madje edhe në ministrinë e Belinda Ballukut duket se nuk janë aq kursimtarë. Dritat e zyrave janë ndezur në mesnatë, e për mos të folur që në disa ministri ndezur qëndrojnë edhe pajisjet për ngrohje apo të tjera.

Por jo vetëm kaq, në këto krize, kryeministria, Kuvendi e ministritë nuk fikin as dritat dekorative, të cilat kanë një voltazh të lartë dhe ndizen sapo nis errësira e fiken vetëm me zbardhjen e ditës në mëngjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here